×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Masat e reja, rritja e çmimeve e shembulli që u dha nga ‘Darka e Lamës’ – flet kryetari i Gastronomëve

    Insajderi
    28 October 2021 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka folur lidhur me vendimin e fundit të qeverisë, ku është vendosur që gastronomisë t’i zgjatët orari deri në orën 23:00 derisa muzika të lejohet deri në 21:30.

    Ndonëse vendimi i ri, masat për hapjen e klubeve të natës e mbajtjes së ahengjeve familjare po vazhdojnë të mbesin në fuqi. Ditë më parë, kur edhe u mbajte “Darka e Lamës”, i pari i Gastronomëve pati një reagim të ashpër ndaj institucioneve, i cilësojë si ‘të fortë’ Qeverinë e Presidencën derisa gastronomët ‘të ligë’. Pse ai tha kështu tregon gjatë intervistës.

    Muajve të fundit edhe në vendin tonë është vërejtur një rritje e çmimeve të produkteve bazë. Për këtë Kllokoqi, paralajmëroi se edhe sektori i gastronomisë do të fillojë me rritjen e çmimeve.

    Gjatë intervistës për Insajderin, Kllokoqi foli për kërkesat konkrete që kanë ndaj Qeverisë së Kosovës, më konkretisht Ministrisë së Financave e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ndërkohë ka edhe një paralajmërim të fundit për institucionet e vendit. A do të vazhdojnë me protesta simbolike apo do të ndryshojë taktika, të gjitha këto përgjigje i gjeni në intervistën më poshtë.

    Intervista:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark