×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mashtroi Feron e Vali Corleonen, ky është bëmirësi i rrejshëm gjilanas

    Insajderi
    21 February 2023 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është arrestuar personit që dyshohet se me një histori të rreme të bamirësisë, ka arritur që t’i mobilizojë disa personazhe të njohura në TikTok, përfshirë reperin gjilanas, Fero, e që të njëjtit kanë arritur që të mbledhin 100 mijë euro brenda një kohe shumë të shkurtër.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Bujar Krasniqi, 31-vjeçar.

    Krasniqi po shijonte lirinë nga arratia që nga fundi i tetorit të vitit të shkuar, kur edhe dyshohet se ndodhi e gjithë ngjarja.

    Me urdhër të prokurorit, pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’. Po ashtu brenda afatit ligjor, ndaj tij pritet që të merren veprimet tjera ligjore.

    Por si dyshohet të ketë ndodhur i gjithë rasti?

    Një person i prezantuar me emrin, Armend Morina, për disa ditë bëri thirrje për ndihmë, pasi pretendonte që vëllai i tij, Blerimi, vuan nga sëmundja e rëndë e leukemisë akute dhe për shërimin e tij nevojiteshin 100 mijë euro.

    Me të dëgjuar për rastin, ‘kingat e TikTok-ut’, ishin mbledhur në video me lidhje direkte dhe kishin arritur që brenda 24 orëve të arrijnë t’i grumbullojnë mbi 95 mijë euro.

    E nga këto para, dyshohet se Armendi dhe personi që u arrestua sot, kanë përvetësuar hiç më pak se 18 mijë euro.

    Gjërat kishin nisur të marrin kahje të dyshimtë pasi Armendi ishte ‘zhdukur’ dhe telefoni i tij nuk po funksiononte më. Kjo kishte bërë që donatorët të shqetësohen dhe të ngrenë dyshime nëse paratë që mblodhën shkuan në vendin e destinuar.

    Pas denoncimit të rastit, kanë filluar hulumtimet prej të cilave është mësuar se në Klinikën e Hematologjisë, ku trajtohet leukemia akute, nuk kanë mundur të konfirmojnë një pacient me emrin Blerim Morina.

    E as në qytetin prej të cilin pretendonin se vijnë dy vëllezërit Morina, askush s’ishte në dijeni për ‘ekzistencën’ e tyre.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark