Komandant Hekuran Hoda, i cili u arrestua dje nga policia nën dyshimet për mashtrim , i është caktuar masa e paraburgimit.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrim në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme.
Ndryshe policia dje ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi dyshohet se katër persona në bashkëkryerje, përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtarë, kanë mashtruar një person të cilës në emër të shitjes së një banese ia kanë marrë 90 mijë euro.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Sektori për Hetime Financiare më datën 23.05.2024 ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë bastisur dy lokacione një në Prishtinë dhe një në Gjakovë. Në këtë rast dyshohet, se personat e dyshuar D.D., m/k (viti I lindjes 1977), F.Z., f/k (viti I lindjes 1981), SH.H., m/k ( viti I lindjes 1979), dhe H.H., m/k (viti I lindjes 1965), në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 90,0000.00 euro.”