Një maskarë e mirë është baza e make-up it (grimit), për atë arsye ju duhet të zgjidhni një produkt me cilësi të lartë që ushqen dhe forcon qerpikët, dhe maksimalisht thekson sytë e juaj!
Nëse ju jeni një femër që grimoheni vetëm për raste të rëndësishme apo e kundërta, ju duhet te filloni ditën duke u përpjekur për teknika të reja të make-up it, dhe jemi të sigurtë që atëherë do të kërkoni të keni maskarën e duhur e cila do të ketë ngjyrë intensive që nuk i ngjet qerpikët mes veti, nuk le njolla dhe përveç kësaj krijon iluzionin e qerpikëve shumë më të gjatë…
Kur do të kemi gjetur rimelin e përsosur, sigurisht se do të vendosim për të dëgjuar këshillën dhe mendimin e ekspertëve, dmth, redaktoret e bukurisë të cilat e kanë ndarë me ne të preferuaren e tyre.
Alyssa Vingan, redaktore e lartë
“Unë nuk mund të them se jam plotësisht besnike ndaj çdo rimeli, por Kevyn Aucoin që e kam blerë kohët e fundit doli të jetë i shkëlqyer. Qerpikët e mi janë shumë të errët, dhe vetëm një shtresë e hollë i bën ata më të plotë, më të gjatë dhe shumë më tepër joshës. Përveç këtyre- kjo maskarë qëndron gjatë gjithë ditës, dhe ajo që është më e rëndësishme është se nuk njollosë!”
Eliza Brooke, ndihmës redaktore
“Duke injoruar tendencat e fundit, unë kurrë nuk kam dashur të investoja në një kthyese të mirë qerpikësh që lakon qerpikët. Dhe me këtë maskarë, me të vërtetë nuk kam nevojë ta bëjë. Roller Blush rimeli ka një fuqi të madhe për të lakuar qerpikët, dhe mënyra më e mirë për të theksuar sytë tuaj!, shkruan femra.net
Lauren Indvik, kryeredaktore
“Unë kam qenë skeptike kur një shitëse në dyqan Benefit Cosmetics tha se ky rimel jo vetëm që do të errësojë qerpikët e mi, por edhe do ti lakojë ato. Megjithatë, ajo ishte krejtësisht në të drejtë, sepse unë tani lirisht mund të them se nuk kam nevojë për kthyese qerpikësh.”
Chantal Fernandez, ndihmës redaktore
“Unë me të vërtetë nuk mund të duroj maskarën e cila krijon kokërrza, dhe për këtë arsye jam adhuruese e vërtetë e Tarte. Edhe kur e përdori për një kohë të gjatë, ajo prap ruan formën e saj origjinale, trashsinë, gjatesinë dhe kam qerpikë të ndarë.”/femra.net/