×
  • Lajme
  • Insajderi

    Matematikani nga SHBA tallet me sondazhin e Armend Mujës: Sharlatanizëm dhe diçka flagrante

    Insajderi
    20 January 2021 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Matematikani kosovar, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e i cili në vazhdimësi merret me parashikime politike ka reaguar pas sondazhit të porositur të Armend Mujës i cili u prezantua dje në TV Dukagjini.

    Baraliu i cili është njohës i sondazheve dhe përgatit projeksione të tilla, ka gjetur një mori gabimesh dhe shkelje amatoreske nga Armend Muja i VV’së.

    Ai thotë se për të bërë sondazhe me margjinë të gabimit të ulët, vetëm në Prishtinë duhet së paku të anketohen vetëm mbi 1ooo anketues.

    Tutje, ai thotë se sondazhi i Riinvest që mbrapa saj qëndron Armend Muja i VV’së, është sharlatanizëm i sondazhit.

    Postimi i plotë nga Baraliu:

    Pastaj po cuditeni kur po satirizoj mbi ‘hulumtuesit’ e sondazheve… 

    I kane anketuar vetem 1100 persona te shperndare neper gjitha regjionet, dhe permes tyre e kane parashikuar rezultatin neper regjione veq e veq‍‍‍!!!

    Matematika kerkon qe per te parashikuar rezultatin ne Prishtine, per shembull, mostra minimale duhet te perbehet nga mbi 1000 anketues vetem nga Prishtina. Me vjen keq por kur nje institut, si Riinvest, publikon dicka kaq flagrante, nuk kemi se si mos ta quajme sharllatanizem te llojit me elementar./gazetaexpress.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark