×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi e quan presidenten raciste- Reagon këshilltari i saj: Matoshi ka probleme me konstatim

    Insajderi
    09 April 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti, Halil Matoshi përmes një statusi në Facebook e ka quajtur Presidenten Vjosa Osmani “Raciste” pasi ajo ka publikuar fotografinë e një vajze të vogël të komunitetit rom derisa po qëndronte e vetme në zyren e presidencës, shkruan Insajderi.

    Ekspozimi i nji voglushje 7-vjeçe rome, fikall vetëm në Zyrën e Presidentes së Kosovës – në Ditën e romëve – e dëshmon racizmin kulturor të Presidentes, të cilës i flet ndërdija! Ajo përmes imazhit e pranon së romët kosovarë janë vetëm dhe se Presidentja (vet nji grue dhe nânë) nuk del me qef as në fotografi me nji vajzë të komunitetit rom!?”, shkruan Matoshi në Facebook.

    Ndaj deklaratës së tij ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

    Kupina në Facebook ka shkruar se Halil Matoshi ka probleme me konstatim: sikurse çdo ditë në paraqitjet e tij mediale në të cilat shpesh nuk kursehet nga fashizmi gjuhësor në raport me atë që e cilëson analizë.

    Prandaj, një vajzë e komunitetit rom e ulur në karrigen e të parës së shtetit nuk përbën fashizëm, siç pretendon Matoshi, por, përkundrazi personifikon mundësinë që secila vajzë, pavarësisht përkatësisë, nesër të jetë në po atë vend”, ka shkruar ndër të tjera Kupina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark