Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ruzhdi Matoshi, ka thënë se Presidenti në ardhje Ramush Haradinaj nuk bën konsesione të ulëta, por ka qëndrime të forta kundrejt dialogut.
“Nuk duhet t’i lejohet Serbisë që të kaloj agjendën e saj evropiane dhe i vetmi që mund t’a ndaloj atë është Presidenti në ardhje, Ramush Haradinaj”, ka thënë Matoshi, shkruan Gazeta Insajderi.