×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi: Kandidatura e Haradinajt për President, dëshmi se jemi popull i organizuar

    Insajderi
    28 January 2021 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ruzhdi Matoshi, ishte i ftuar në “Debat” të RTK-së, ku temë diskutimi ishte “Fushata Parazgjedhore”.

    Ai tha se Kosova ka nevojë për vendime të forta edhe institucionale edhe për dialogun.

    “Në aspektin institucional nuk ka bankë për zhvillim, nuk ka agjencion për zhvillim ekonomik, AAK flet me program. AAK po konkurron me një slogan se ne jemi Forca, kjo do të thotë vendime të forta sepse Kosova nuk pret. Duhet të krijojmë institucione që ta integrojmë edhe diasporën, që është ngritë shumë me organizata, pse të mos kenë të drejtën e blerjes së aksioneve, të krijojmë terren në konceptin ekonomik, këtu dihet vendime të forta. Kundër Serbisë, Kosova nuk ka akterë më të fortë se Haradinaj qe mund te krijojë një diskurs adekuat për Vuçiqin dhe Serbisë që luan solo. Haradinaj si kandidat për President i cili, kjo kandidature vjen si rezultat i një impakti që Kosova duhet ta ketë në dialog. Dhe liferon planin B, i cili tregon se nuk jemi popull i paorganizuar, dhe ti përgjigjemi atij amoziteti”, tha Matoshi.

    Ai tutje tha se në SHBA në kampin Republikan dhe Demokrat, ka veteran, senator më të lavdishëm të SHBA-ve, kanë qenë veteranë të luftës në Vietnam dhe agta kanë Departamentin e Veteranëve, por ata nuk i satanizojnë veteranët, përkundrazi ai tha se ata i rrisin vlerat dhe iu japin status në shoqëri, që të kenë status kredibil.

    “Në kohë të fundit në shtetin tonë Veterani nuk e ka atë status, sepse është paragjykuar shumë por ne duhet të investojmë që të kthejmë atë reputacion sepse kanë qenë djemtë më të mirë kur vendi ka qenë keq. Unë vetë jam veteran. Konsideroj se ai që e ka dhënë një ndihmë në kohë të vështira është për t’u nderuar. Shoqëria duhet këto punë t’i qojë përpara dhe të investojë që të ketë kredibilitet, partizimi nuk është i mirë.”, u shpreh më tutje Matoshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark