Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ruzhdi Matoshi, ka folur rreth konceptit politik të prezantuar nga Ramush Haradinaj për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Matoshi është shprehur se Haradinaj paraqet një plan B për integrimin e Kosovës në NATO, dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, dhe atë përmes një referendumi për bashkimin me Shqipërinë.
“Do të ishim naivë në qoftë se nuk do ta kuptonim se ka pengesa, burokraci për integrimet evropiane të Kosovës nga disa shtete të caktuara evropiane. Kosova duhet të integrohet në BE me shtetet e rajonit”.
“Haradinaj kërkon nga fuqitë e Bashkimit Evropian të jenë më konkrete në konceptin me Kosovën”.
“Por në qoftë se zgjatet në pafundësi, Haradinaj paraqet një plan B. Që do të thotë një referendum me Shqipërinë, që Kosova të jetë në NATO dhe pjesë e integrimeve evropiane”.