Insajderi
Biznes

Mazda prezanton gjatë javës së ardhshme, një SUV që nuk është bazuar në asnjë model tjetër

Insajderi
17 October 2019 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në enterierin e kësaj makine SUV që mbushet me rrymë, pritet të ketë teknologji të lartë

Javën e ardhshme fillon Tokyo Motor Show, ku Mazda do ta prezantojë një makinë SUV, që nuk është bazuar një asnjë model tjetër dhe do të ketë mbushet me rrymë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur se çfarë do të përmbajë kjo makinë, apo si do të quhet, vetëm se është shpërndarë një video, që tregon vetëm pak detaje të enterierit.

“Ndjenjë unike e çiltërsisë dhe lidhjes” thuhet shkurt lidhur me këtë makinë, që është e para tërësisht elektrike që e sjellë ky prodhues.

Kjo është makinë e parë SUV, tërësisht elektrike që e sjellë Mazda, për të cilën ende nuk janë bërë të ditura detajet, por se thuhet se do ketë teknologji të lartë dhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark