Laçi pret skuadrën e Kukësit të dielën, në një ndeshje që luhet prej orës 13:45. Kurbinasit e vendit të dytë duan të “blindojnë” pozicion dhe një fitore me verilindorët i shërben shumë këtij objektivi.
Më pas Laçi i Josës mund të shohë edhe nga Tirana, që numëron 6 pikë më shumë në krye për momentin. Bardhezinjtë, ndryshe nga ndeshja me Dinamon, do të jenë më të plotë.
Mentor Mazrekaj dhe Renato Ziko, të cilët nuk ishin kundër bluve, ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe janë në dispozicion të trajnerit Josa.
Të dy kanë qenë titullarë në linjën e majtë. Mazrekaj është një nga lojtarët kryesore të kurbinasve në manovrën sulmuese dhe rikthimi i tij sigurisht që ngroh stafin teknik.