×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbahet edicioni i 10-të i “SummerCult Festival”

    Insajderi
    13 September 2023 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “SummerCult Festival”, i organizuar nga “Cult Club” këtë vit do ta mbajë edicionin e tij jubilar, të dhjetin më radhë.

    “SummerCult Festival” është një aktivitet i përvitshëm që këtë vit vjen me një larushi aktivitetesh e ngjarjesh kulturore. Këtë vit “SummerCult” fillon më 15 shtator dhe vazhdon deri më 18 shtator. Drejtuese e këtij festivali është regjisorja e njohur e teatrit, profesoreshë Elmaze Nura.

    Programi i plotë:

    Dita 1 – 15.09.2023

    Hapja solemne e edicionit të 10-të të SummerCult Festival në orën 19:00!

    Lokacioni: Teatri Dodona

    Në orën 20:00 shijoni shfaqjen teatrale “Ajo” me regji të Marigona Bekteshi.

    Lokacioni: Teatri Dodona

    Mos e humbisni afterparty me Ermal Demiri në orën 21:00.

    Lokacioni: Atele caffe

    Dita 2 – 16.09.2023

    Hyni në botën e rrëfimit të Photoshop me Blerim Gjinovcin në orën 16:00!

    Lokacioni: Fakulteti i arteve

    Ndiqni shfaqjet teatrale:

    – “Dera” në orën 19:00 me regji të Naser Shatrolli.

    Lokacioni: Teatri Dodona

    – Premieren e “Sway” me regji të Erleta Rexhepi në orën 20:30!

    Lokacioni: Skena e fakultetit të arteve

    Kërceni gjithë natën në afterparty me Taulant Sllamnikun duke filluar nga ora 21:00.

    Lokacioni: Atele caffe

    Dita 3 – 17.09.2023

    Përjetoni elegancen e performancës “Tuberose” nga Blerta Cakaj në orën 19:00.

    Lokacioni: Skena e fakultetit të arteve

    Shijoni shfaqjen teatrale “Ditelindja” në orën 20:00, me regji të Hafize Ramadani.

    Lokacioni: Kitara 21

    Mbyllni natën me një festë të paharrueshme në orën 21:00 me Genta Azizi

    Lokacioni: Atele caffe

    Dita 4 – 18.09.2023

    Eksploroni kreativitetin nga ekspozita e fotografive të workshopit tonë në orën 16:00.

    Lokacioni: Fakulteti i arteve

    Bëhuni gati për “Kërkohet bashkëshort i ri” në orën 18:00 me regji të Gëzim Hasani.

    Lokacioni: Teatri Dodona.

    dhe shfaqja “Ariu” nga universiteti i Tetovës në orën 20:00.

    Lokacioni: Fakulteti i arteve

    Bashkohuni me ne për mbylljen madhështore të Festivalit SummerCult në orën 21:00 dhe një afterparty i paharrueshëm me Qendresa Jashari!

    Lokacioni: Atele Caffe

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark