×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbahet edicioni i dytë i Panairit të Librit në Podujevë

    Insajderi
    19 July 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata kulturore “Prokult” nga Podujeva në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Podujevës dhe në përkrahje financiare nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në këtë komunë, organizon Panairin e Librit “Podujeva 2023”, gjegjësisht edicionin e tij të dytë.

    Ky panair mbahet nga data 26 korrik deri më 29 korrik në Sheshin e Qytetit (pranë objektit të vjetër të komunës) dhe është i tipit të hapur (në tenda).

    Organizatori ka njoftuar të gjitha shtëpitë botuese në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut qe të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe kulturore në qytetin e Podujevës.

    Hapja solemne bëhet më 26 korrik 2023, ora 11:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark