×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbahet protesta me e madhe e vitit në Maltë pro legalizimit të abortit

    Insajderi
    06 December 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Malta është shteti i vetëm i Unionit Europian që ndalon ligjërisht abortin edhe nëse jeta e nënës është në rrezik.

    Javën e kaluar ministri i shëndetësisë, Chris Fearne, prezantoi në parlament një amandament në të cilin thuhej se mjekët të cilët asistojnë në procesin e abortit rrezikojnë deri në katër vite burgim.

    Mijëra qytetarë u mblodhen para objektit të kryeministrisë, së bashku me anëtarë të opozitës, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët i udhëhoqi  ish presidenti i qendrës së djathtë, Marie Louise Coleiro Preca.

    Kërkesat e tyre ishin që normat ligjore që e ndalojnë abortin të ndryshohen në tërsi, të legalizohet aborti në çfarëdo rrethane.

    Iniciativa qytetare për kundërshtimin e legjislacionin kundrejt abortit kryesisht morri hov pasi që turistes amerikane përkundër gjakderdhjes që kishte dhe shanseve të ulëta për një shtatëzani të sukseshme, mjekët nuk i’a lejuan të abortoj, ecila më pas u transferua në Spanjë për të abortuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark