×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbahet “Tirana International Film Fest”

    Insajderi
    25 September 2023 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar edicioni i 21-të i TIFF- Tirana International Film Festival.

    Në tapetin e kuq parakaluan kineastë të ftuar e vendas, aktorë, artdashës e personalitete të artit e kulturës në vend. Në ceremoninë hapëse të TIFF ishte e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti si edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

    Ky edicion i 21-të do të ketë shfaqje filmash, të ftuar, masterclasse dhe padyshim edhe një garë, që do të nxjerrë një fitues që udhëton për “Oscar”, në kategorinë e filmit të shkurtër.

    “Një javë që s’duhet humbur, nga Kinema “Millenium”, te Kinema “Agimi”, Liceu Artistik e Piramida, ku do të shfaqen 192 filma të gjatë e të shkurtër”, shkroi ministrja Margariti në rrjetet sociale.

    Edicioni i 21-të i Tirana International Film Festival do të mbahet nga 23 shtator deri në 29 shtator. Pas kokteilit, në kinema Millennium u mbajt fjala hapëse nga drejtuesi dhe themeluesi i këtij festivali, Agron Domi. Më pas u transmetua premiera e filmit “Kaymak” të regjisorit Milcho Manchevski, i cili gjendet personalisht në Tiranë.

    Prej këtij festivali filmi, nga më jetëgjatët në vend, përzgjidhen edhe filma të cilët kualifikohen për të garuar në Oscar dhe European Film Awards.

    Prej 192 filmave në garë, 158 janë filma të shkurtër, 34 filma të metrazhit të gjatë dhe 10 skenarë. Të gjithë filmat e përzgjedhur janë premiera kombëtare, por janë edhe shumë premiera botërore, ndërkombëtare, europiane dhe rajonale./atsh/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark