×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mbajini përgjegjës”, reagon deputetja britanike pas shtimit të trupave të KFOR-it në Kosovë

    Insajderi
    01 October 2023 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja konservative e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka vlerësuar vendimin e ekzekutivit britanik për shtimin e trupave në Kosovë pas sulmit terrorist nga grupi i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.

    Kearns, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka deklaruar se mos-ndëshkimi ngjall “përbuzje të sundimit të ligjit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Lëvizje e rëndësishme. Grant Shapps [sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes britanike] konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenojini, mbrojini dhe mbajini përgjegjës”, ka deklaruar ajo.

    Shapps konfirmoi gjatë ditës se edhe 200 trupa shtesë britanikë ditëve në vijim do të vijnë në Kosovë. Sipas tij, kërkesa për trupa shtesë u parashtrua nga Suprem i NATO-s në Evropë, Christopher G. Cavoli.

    “Ka pasur kërkesë nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, kështu që unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”, tha Shapps përpara bashkëpartiakëve të tij.

    “Në ditët në vijim, qindra ushtarë nga Batalioni i Parë Regjimenti Mbretëror Princesha e Uellsit do t’i bashkohet 400 ushtarakëve britanikë që tashmë janë në Kosovë. E di që ushtarët tanë do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, ka deklaruar ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

    200 ushtarë shtesë të Britanisë në Kosovë, sekretari britanik i mbrojtjes: Na e kërkoi komandanti i NATO-s

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark