×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mbappe edhe në ‘radarët’ e Barcelonës, gazeta spanjolle jep detaje

    Insajderi
    16 February 2024 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Barcelona e ka vendosur Kylian Mbappe, në radarin e saj, duke tentuar të rivalizojë Ral Madridin për transferimin e francezit si lojtar i lirë në verë.

    Gazetari Jota Jordi i El Chiringuito raporton se Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Mbappe në afatin kalimtar të verës.

    Kjo vjen pasi Mbappe i tha PSG-së se dëshiron të largohet në fund të sezonit kur i përfundon kontrata në fund të muajit qershor.

    Thuhet se Barcelona është në kërkim të një ylli të madh me Rafa Leao të Milanit të emëruar si kandidatin e tyre ideal, por vështirë se ka një yll më të madh se Mbappe momentalisht.

    Megjithatë, Fabrizio Romano thotë se është Real Madrid ai që ka të ngjarë të nënshkruajë me Mbappen në fund të ditës. Ky është një sekret i hapur.

    Sfidat financiare të Barçës gjithashtu e bëjnë Mbappen shumë të shtrenjtë edhe si lojtar i lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark