×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mbappe flet për të ardhmen e tij: Do të shkojë i qetë në Evropian

    Insajderi
    24 March 2024 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ende po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjen e ardhmja e Kylian Mbappes, por kjo si duket nuk po paraqet fare problem për vet yllin francez.

    Mbappe mund të largohet si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini në verë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

    Nga raportimet e mediave sulmuesi do të largohet përfundimisht pas këtij sezoni, për t’iu bashkuar Real Madridit.

    Por deri tash nuk ka asnjë konfirmim apo njoftim zyrtar nga palët e përfshira.

    Mbappe pati mundësinë të qartësonte të ardhmen e tij gjatë një konference për shtyp të premten, por kjo nuk ndodhi.

    Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Telefoot”, 25-vjeçari ka minimizuar ndikimin e pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij dhe tha se situata e tij do të sqarohet para Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet këtë verë në Gjermani.

    “Njerëzit do ta dinë. Do të arrijë në Euro me qetësi. Unë jam tashmë i qetë. Nuk është më as një temë në klub (PSG), askush nuk më flet për këtë. Nuk ka asnjë shqetësim atje. Unë do të shkojë në Euro me qetësi dhe me siguri për të bërë gjëra të mëdha”, tha kapiteni i Francës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark