Kylian Mbappé “nuk ka mbetur i zhgënjyer” nga largimi i një pjese të ultrasve të PSG-së para përfundimit të ndeshjes ndaj Lens (1-1) këtë të shtunë. Po e shijoj titullin, tha ai.
Kylian Mbappé, pas barazimit 1-1 ndaj Lens, sinonim i titullit të 10-të të PSG-së, u shpreh për mediat:
“Nuk jam i zhgënjyer, ata që duan të festojnë, le të festojnë, nuk duan, nuk festojnë. Publiku ishte aty, ata që u larguan, nuk përfaqësojnë të gjithë tifozët tanë, por një pakicë.
Stadiumi ishte plot. E festuam suksesin mes nesh në dhomat e zhveshjes, thjesht mungonte kupa, më pëlqen”.