×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe nuk e konsideron largimin nga PSG-ja në janar

    Insajderi
    25 December 2023 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kylian Mbappe raportohet se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

    Ylli francez u përfshi në sagën e tij të fundit të transferimeve gjatë afatit kalimtar të verës, pasi zbuloi se nuk kishte në plan të zgjaste kontratën e tij aktuale – e cila skadon në verën e ardhshme.


    Gjithsesi, e ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë ende pjesë e spekulimeve, me Paris Saint-Germain që mund ta shohë afatin e janarit si një shans të fundit për të fituar para nga shitja e tij.

    Sipas “L’Equipe”, kapiteni i Francës dëshiron të qëndrojë në “Parc des Princes” deri në fund të sezonit, duke përjashtuar kështu mundësinë e largimit muajin e ardhshëm.

    Pavarësisht se tregoi një gatishmëri për të qëndruar deri në fund të kontratës, ka ende pasiguri rreth të ardhmes afatgjate të 25-vjeçarit me parisienët.

    Fituesi i Kupës së Botës më 2018 vazhdon të lidhet me një kalim te Real Madridi në verën e vitit 2024, si lojtar i lirë.

    Ndërsa ekziston besimi se Mbappe do të përfundojë një kalim në “Santiago Bernabeu”, ai ka ende opsionin për të aktivizuar një zgjatje një-vjeçare në kontratën e tij me PSG-në.

    Kampionët në fuqi të Francës janë gjithashtu në bisedime të vazhdueshme me përfaqësuesit e lojtarit për një kontratë të re të mundshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark