×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mbappe – Real Madrid, marrëveshja drejt finalizimit

    Insajderi
    18 March 2024 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kylian Mbappe është gjithnjë e më afër transferimit në Real Madrid.

    Ylli francez i ka avancuar bisedimet me “Los Blancos”, derisa lojtari po e shfaq një formë të jashtëzakonshme me Paris Saint-Germainin, në sezonin e tij të fundit në “Parkun e Princave”.

    Përfaqësuesi francez i ka realizuar 24 gola dhe i ka bërë 5 asistime në 24 ndeshje të Ligue 1 në këtë sezon deri tash me një mesatare prej një goli për ndeshje.

    Në total, ish-futbollisti i Monacos i ka shënuar 38 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

    Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se Mbappe po i zhvillon negociatat finale të kontratës para se ta nënshkruajë atë me madrilenët.

    Përfshirë të drejtat e imazhit, rrogën dhe paratë e transferit, pritet që Mbappe t’i marrë nga 100 milionë euro si pako për pesë vjet. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark