Insajderi
Lajme

Mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum, prokuroria e Durrësit firmos 33 masa sigurie

Insajderi
03 February 2026 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum, prokuroria e Durrësit firmos 33 masa sigurie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Durrësit dhe Tiranës mësohet se ka ekzekutuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata në lidhje me skandalin e mbetjeve industriale të kompanisë KURUM.

Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve 5 doganierë, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie.

Masat janë marrë pas mbërritjes nga Italia të rezultateve të analizave laboratorike për mostrat e mbetjeve të sekuestruara, të cilat, sipas burimeve hetimore, i klasifikojnë ato si të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut.

Analizat kanë treguar se përqendrimi i substancave të rrezikshme është ndjeshëm mbi normat e lejuara, duke e zhvendosur çështjen nga një problem administrativ mjedisor në një rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit nuk ka reaguar ende me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet.topchannel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark