Insajderi
Biznes

Mbi 1 milion euro për infrastrukturën e Prishtinës – Do të investohen në këto projekte

Insajderi
22 May 2020 - 13:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektet infrastrukturor gjatë vitit 2020 dhe 2021 në vlerë prej 1 milionë e gjysmë euro, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas Abdixhikut këto mjete do të investohen në urën e mbikalimit në hyrje të Prishtinës si dhe në kyçjen e rrethrrotullimit në Veternik, di dhe në projekte për gjelbërimin e kryeqytetit.

“Kemi në shkruar një memorandum bashkëpunimi për i investime në hyrje të Prishtinës. Kemi biseduar edhe për projekte tjera siç është edhe pjesa e hekurudhës. Grupi punues do të filloj punën nëse nuk kemi telashe gjatë këtij vitin do të jetë i përfunduar. Vlera e projekteve është 1 milionë e gjysmë”, tha Abdigjiku.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se në rrugën në Veternik kanë pasur telashe si shkak i shembjes së dheut, por do të përfundoj në një periudhë 40 ditore. Ahmeti potencoi se shumë shpejt do të bëjë zgjidhjen edhe për lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me lagjen” Arbëria”.

“Rruga e Veternikut që lidhet me Mitrovicën menaxhohet nga ministria e Infrastrukturës, kemi pasur telashe në shembjen e dheut. Do të jetë një periudhë 40 ditore për përfundimin e projektit. Shumë shpejt do ta kemi zgjedhjen e ofruar nga ministria edhe me lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me Arbërinë. Këto projekte do të përmirësojnë jetën infrastrukturore”, deklaroi Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark