Insajderi
Botë

Mbi 140 persona humbën jetën pas infektimit, OBSH dërgon mjekë në Kongo për zbulimin e sëmundjes “së panjohur”

Insajderi
06 December 2024 - 18:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 140 persona humbën jetën pas infektimit, OBSH dërgon mjekë në Kongo për zbulimin e sëmundjes “së panjohur”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se do të dërgojë ekspertë në Kongo për të hetuar lidhur me një sëmundje që është shfaqur së fundmi.

Ekspertët e OBSH-së gjithashtu do të dorëzojnë ilaçe dhe komplete diagnostikuese të nevojshme për të ndihmuar në analizimin e situatës dhe shkaqeve që ka sjellë këtë sëmundje.

Sipas autoriteteve lokale thanë janë vrarë 143 njerëz gjatë muajit nëntor. Personat e infektuar me këtë sëmundje kanë shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të rëndë, tha Remy Sacchi, zëvendësguvernator i provincës Quango dhe ministri lokal i shëndetësisë Apollinaire Yuba.

Situata është jashtëzakonisht alarmante pasi numri i të infektuarve vazhdon të rritet, tha shefi lokal i shoqërisë civile Seforien Mandja, shkruajnë mediat e huaja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark