×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 150 mijë sirianë janë lindur në Turqi

    Insajderi
    01 March 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 150 mijë foshnje siriane kanë lindur në Turqi që prej fillimit të konfliktit në Siri para pesë vitesh, shkruan “The Times of Israel”, raporton Insajderi.

    Shifra është bërë e njohur nga zëvendës kryeministri turk, Lutfi Elvan, i cili, gjatë një fjalimi në sesionin vjetor të Këshillit të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, tha se vendi i tij po bën maksimumin për të marrë përsipër një pjesë të gjerë të katastrofës humanitare të shkaktuar nga konflikti i atjeshëm.

    “Vetëm numri i foshnjave siriane të lindura në Turqi ka arritur në 152 mijë”, tha Elvan duke theksuar e vendi i tij pret më shumë se 2,7 milionë refugjatë sirianë, më shumë se sa çdo vend tjetër fqinj i Sirisë.

    Ndërkohë, Ankaraja  zyrtare është kritike ndaj komunitetin ndërkombëtar, që sipas saj nuk po reagon mjaftueshëm përballë krizës së refugjatëve sirianë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark