Insajderi
Lajme

Mbi 19 mijë euro dëm shtetit – arrestohet bibliotekisti në Gjilan që merrte pagë pa punuar dhe zyrtari që e fshehu mungesën

Insajderi
15 January 2026 - 19:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 19 mijë euro dëm shtetit – arrestohet bibliotekisti në Gjilan që merrte pagë pa punuar dhe zyrtari që e fshehu mungesën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan,gjatë zhvillimit të hetimeve në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente ka siguruar prova të besueshme dhe të dhëna zyrtare për përfshirje të dy personave të dyshuar në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas veprimeve të ndërmarra dhe provave të siguruara dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i caktuar si bibliotekist në një shkollë, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohore nuk është paraqitur në vendin e punës, në ndërkohë që ka përfituar paga mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Në periudhën kohore prej vitit 2023 e deri në Tetor të vitit 2025, i dyshuari i lartcekur ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 19,067.69 euro, me ç ‘rast ka shkaktuar veprën penale të “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” i KPRK-së.

Ndërsa  i dyshuari i dytë mashkull kosovar, në cilësinë e personit zyrtar, nuk ka raportuar mungesën e të dyshuarit në punë pranë autoriteteve kompetente, duke mundësuar kështu vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore, me ç ‘rast i njëjti po ashtu ka shkaktuar veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të dy të dyshuarit e lartcekur janë  intervistuar në prezencën e avokatëve dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.  


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark