Mbi 2.5 milionë euro | Pushtetari Ardian Gjini shpërndau paratë e Komunës sikur të ishin të vetat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Mbi 2.5 milionë euro | Pushtetari Ardian Gjini shpërndau paratë e Komunës sikur të ishin të vetat

    Insajderi
    18 September 2025 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjakovës, nën drejtimin e Ardian Gjinit nga AAK-ja , ka hyrë në një cikël të përsëritur keqmenaxhimi financiar. Auditori i Jashtëm në tri vitet e fundit kanë evidentuar shkelje të rënda në menaxhimin e fondeve publike, duke dëshmuar një model të qëndrueshëm të shpërdorimit të parasë publike. Sipas auditorëve, fakti që 2.5 milionë euro janë shpërndarë në mënyrë të gabuar gjatë tre viteve përbën shkelje të rëndë të parimeve të menaxhimit financiar publik. Insajderi sjell detajet

    Gazeta Insajderi

    Gazeta Insajderi ka raportuar edhe më parë për të bëmat e pushtetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ardian Gjini dhe menaxhimin e Komunës së Gjakovës nën qeverisjen e tij. Artikujt e mëparshëm kanë evidentuar shkelje të shumta në përdorimin e fondeve publike, duke përfshirë pagesa të pavlefshme nga linjat e investimeve kapitale për shpenzime operative dhe paga, si dhe mungesë transparence në menaxhimin e shpenzimeve komunale.

    Auditori i Jashtëm (ZAP), sipas raporteve nga vitit 2022 deri më 2024, ka evidentuar një shkelje të përsëritur, që vit pas viti shkon e rritet, dhe ajo është: shpërndarja e parave të shtetit në mënyrë të atillë që bie ndesh me Ligjin. Dhe, shifra shkon në 2.5 milionë euro.

    Sipas analizimit të raporteve, ky veprim bie nën kategorinë e keqpërdorimit të fondeve buxhetore dhe mosrespektimit të kategorive të shpenzimeve sipas LMFPP-së. Konkretisht, shkelje të: Neni 8 – Përdorimi i fondeve publike vetëm për qëllimin e caktuar; Neni 10 – Përgatitja dhe përdorimi i buxhetit sipas kategorive të përcaktuara; Neni 12 – Respektimi i linjave të investimeve kapitale dhe operative; Neni 19 – Parandalimi i shpenzimeve jashtë autorizimeve të buxhetit.

     Fillimi i devijimeve

    Auditorët  gjetën se në vitin 2022 244,512 € ishin shpenzuar për paga dhe mëditje u paguan nga linja e investimeve kapitale, kurse 29,004 € të tjera për shpenzime komunale u mbuluan gjithashtu nga kapitalet.

    Komuna e Gjakovës reagoi duke thënë se këto shpenzime ishin të nevojshme për funksionimin e shërbimeve, por auditorët theksuan se kjo praktikë është në kundërshtim me LMFPP.

    2023- Shifra gati 1 milion euro

    Një vit më vonë, 2023, ZAP gjen se 929,959 € të keqklasifikuara, kryesisht paga dhe shpenzime operative të mbuluara nga investimet kapitale. Auditorët nënvizuan se përdorimi i fondeve për qëllime të tjera përbën shkelje të nenit 8, 10, 12 dhe 19 të LMFPP-së.

    2024- Kulmi i keqmenaxhimit

    Vitin e kaluar, raporti i ZAP ishte edhe më alarmant: 1,341,947 € të keqklasifikuara, duke përfshirë paga jubilare dhe shujta të paguara nga kategori jo adekuate.

    Shumica e këtyre rasteve janë të përsëritura dhe tregojnë mungesë serioziteti në adresimin e rekomandimeve të mëparshme.

    Shkelje të tjera të rëndësishme

    ZAP, ndër vite ka gjetur në komunën e drejtuar nga pushtetari i AAK-së, Ardian Gjini edhe shkelje si përmbarime dhe gjykata, ku vetëm në vitin 2022, Komuna ka paguar 153,098 € për shpenzime shtesë për përmbarim dhe gjykata; tenderë me specifikime të mangëta: Tenderë me specifikime teknike të paqarta, favorizim të paligjshëm dhe mungesë konkurrence.

    Gjeti madje edhe automjete të paregjistruara nëpërdorim për shërbime zyrtare.

    Raportet për vitet: 2022, 2023 dhe 2024 kanë dhënë, vit pas viti, të njëjtin rezultat: opinion të kualifikuar

    Në auditime, “opinion i kualifikuar” jepet kur auditorët gjejnë shkelje dhe gabime serioze në menaxhimin e financave publike. Ky është një sinjal i fortë alarmi: tregon se institucioni nuk respekton plotësisht ligjet dhe se ekziston rrezik i lartë për keqpërdorim të fondeve.

    Një komunë që merr opinion të kualifikuar – siç ka ndodhur me Gjakovën tri vite rresht – është një komunë që: Nuk po menaxhon buxhetin në mënyrë të drejtë; Nuk po zbaton rekomandimet e auditorëve; Po ekspozon qytetarët ndaj rrezikut që paratë publike të humbasin apo të përdoren në mënyrë të gabuar.

    Komuna e Gjakovës ka theksuar se shumica e shkeljeve janë adresuar dhe se janë marrë masa për përmirësimin e situatës. Megjithatë, auditorët e ZKA kanë theksuar se shumica e gjetjeve janë të përsëritura dhe nuk ka pasur përmirësime të dukshme në menaxhimin financiar.

    Gazeta Insajderi ka raportuar edhe më parë për të bëmat e pushtetarit Ardian Gjini dhe menaxhimin e Komunës së Gjakovës nën qeverisjen e tij.

    Artikujt e mëparshëm kanë evidentuar shkelje të shumta në përdorimin e fondeve publike, duke përfshirë pagesa të pavlefshme nga linjat e investimeve kapitale për shpenzime operative dhe paga, si dhe mungesë transparence në menaxhimin e shpenzimeve komunale.

    Tenderët e shpallur nga Komuna gjatë periudhës së qeverisjes së Gjinit janë kritikuar për specifikime teknike të paqarta, favorizim të paligjshëm dhe mungesë konkurrence. Insajderi ka dokumentuar raste ku procedurat janë thyer, duke rritur rrezikun e keqpërdorimit të fondeve publike dhe dëmtuar besimin e qytetarëve.

    Menaxhimi i përgjithshëm financiar dhe administrativ i Komunës ka qenë nën vëzhgimin e kritikave për vonesa në pagesa e madje edhe moszbatim të rekomandimeve të auditorëve. Këto raportime e vendosin qeverisjen e Ardian Gjinit si një model problematik të menaxhimit financiar dhe tenderimeve në nivel lokal. /Gazeta Insajderi

    Artikulli i Insajderit është vetëm raportim mbi gjetjet e 3 viteve të fundit të ZAP-it, i cili për komunën, për tri vite me radhë, ka nxjerrë “opinion të kualifikuar” – dëshmia më e mirë që pasqyrat e kësaj komune nuk përfaqësojnë raportim të saktë.

    Dhe, për hir të korrektësisë, më poshtë gjeni reagimin e Gjinit:

    Të dashur gazetarë të Insajderi,

    Jam i detyruar të reagoj ndaj shkrimit tuaj të përsëritur për raportin e auditorit për komunën e Gjakovës.

    I ashtuquajturi “keqmenaxhim financiar” nuk është bërë nga Komuna e Gjakovës, por është pasojë e pagesave të njëanshme të Thesarit, Ministrisë së Financave, të cilët në kundërshtim me kërkesën e komunës kanë përdorur kode të gabuara buxhetore. Këto janë pagesa të urdhërave përmbarimorë që i ekzekuton ai thesar.

    Ky problem është rezultat i kontratës kolektive dhe i ka prekur të gjitha komunat.

    Une dhe administrata ime nuk e kemi “shpërndarë” asnjë cent të buxhetit në mënyrë të paligjshme.

    Si dëshmi po e bashkangjes vetëm faqen 8 të raportit të auditorit, ku ata vet theksojnë se komuna nuk ka pasur fare ndikim në keqklasifikim të mjeteve.

    Gazetarët tuaj të respektuar ose nuk kanë ditur ta lexojnë raportin ose…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark