×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk e di për çka po flisni?” – Kryetari Ardian Gjini nuk e din se i është arrestuar këshilltari

    Insajderi
    23 October 2023 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar Endrit Efendija, këshilltarin e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjinit. Ndalimi i tij ka ndodhur pas një përleshje që Efendija ishte përfshirë pasditen e të shtunës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lidhur me arrestimin e këshilltarit të tij është pyetur kryetari Ardian Gjini. Por, qëllimisht apo nga mos dija, Gjini është habitur me pyetjen e Gazetës Insajderi. “Nuk e di për çka po flisni” është përgjigjur shkurt Gjini.

    Për ndalimin e këshilltarit të Ardian Gjinit, Sinjali ka bërë të ditur se ai dyshohet se është rrahur me Visar Daija dhe Ermir Qeleposhi të cilët po ashtu janë arrestuar, pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete për shkak të ngacmimeve.

    Sipas informacioneve të para, gjithçka nisi pasi Qeleposhi dyshohet se i ka ngacmuar gratë e dy të dyshuarve të tjerë, të cilët të revoltuar u hodhën në sulm dhe aty plasi sherri.

    “Pse po ma ngucë gruan”, dyshohet se kanë qenë fjalët e njërit nga të dyshuarit që i paraprinë hallakamës dhe rrahjes mes tyre.

    Efendija bashkë me dy të dyshuarit e tjerë u dërguan për trajtim mjekësor dhe më pas përfunduan në pranga të Policisë.

    Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore brenda afatit ligjor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark