×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbi 2 miliard njerëz të rrezikuar nga virusi Zika

    Insajderi
    21 April 2016 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Virusi Zika i cili po shkakton defekte serioze në lindje, rrezikon të prek mbi 2 miliardë njerëz që jetojnë në zona të ndryshme të botës.

    Kjo është bërë e ditur nga rezultatet e një studimi të botuar nga revista “Life”, ku thuhet ky virus mund të ketë përhapje më të gjërë se sa është menduar në fillim.

    Kjo është hera e parë që publikohen të dhëna të sakta për kushtet gjeografike dhe ambientale për përhapjen e  Zikës.

    Veç Amerikës Latine, ku Zika është një problem shumë shqetësues, Afrika dhe Azia kanë zona që mund të preken lehtë nga ky virus. Sidoqoftë, studimi nuk mund të shpjegojë pse nuk janë raportuar numra të mëdha rastesh me viruzin Zika.

    Këto dy kontinente mund të kenë pasur shumë raste infektimi në të shkuarën dhe tashmë njerëzit kanë fituar imunitet nga virusi, thuhet nga ky studim.

    Një tjetër alternativë është se rastet me Zika mund të jetë diagnostikuar gabimisht si infeksione të tjera si ethet e verdha apo malarie.

    Por sipas këtij studimi, ka shumë pak mundësi që Evropa të preket nga virusi Zika, shkruan BBC.

    Ndërkohë në total 2,2 miliardë njerëz në botë jetojnë në zona që cilësohen si të rrezikuara nga virusi Zika.

    Dyshohet se ky virus ka shkaktuar lindjen e mijëra foshnjeve me tru të zhvilluar më pak se norma. Shkëncëtarët thonë se prania e mushkonjave është vetëm një faktor që ndihmon përhapjen e virusit, pasi duhen edhe kushte të tjera.

    Mbi të gjitha duhen temperatura të larta që Zika të shumohet brenda mushkonjës dhe popullsi të mëdha në afërsi që virusi të transmetohet./Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark