×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbi 20 mijë familje kanë pranuar ndihma sociale në dhjetor të 2023, ja cila është komuna që ka numrin më të madh

    Insajderi
    01 February 2024 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumë familje në Kosovë kanë nevojë për ndihmë, e vetëm në dhjetor të vitit 2023, 20 mijë e 379 familje kanë marrë asistencë sociale.

    Ky numër sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është më i ulët se në janar dhe në shkurt të vitit 2023.

    Në janar 2023 numri i familjeve që merrnin ndihma sociale ishte 22 mijë e 571 ndërsa në shkurt 22 mijë e 376.

    Komuna e cila paraprinë me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale është Mitrovica me 1967 familje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark