Pas orës 17-të të ditës së sotme 4-persona të armatosur në mënyrë spektakolare kanë kryer një grabitje në aeroportin e Rinasit, në terminalin “cargo”.
Bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 3-milion euro. Ende nuk dihet se këto para po dërgoheshin jashtë vendit apo eskorta që ndodhej në aeroport po i merrte në dorëzim për llogari të ndonjë banke.
Personat e armatosur sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes pasi jane futur në pistën e aeroportit, nën kërcnimin e armëve kanë ndaluar autoveturën ku ndhodheshin paratë. Pasi i kanë grabitur, ata janë larguar me shpejtësi me një autoveturë tjetër që po i priste jashtë aeroportit. Policia ka angazhuar 500 efektivë për arrestimin e grabitësve.
Kjo vjedhje ndodhi në kohën kur në aeroportin e Rinasit ishin shtuar masat e sigurisë pas sulemve terroriste një ditë më parë në aeroportin e Stambollit. /Insajderi.com