×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 300 raste të reja me kancer në dy muaj, 10%  më shumë se vitin e kaluar  

    Insajderi
    30 March 2024 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë periudhës janar-shkurt 2024 janë shënuar 320 raste të reja me kancer.

    Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind.

    Derisa kanceri i gjirit vazhdon të dominojë te gratë, te burrat është ai i mushkërive.

    Në vitin 2024, për janar-shkurt, në Klinikën e Onkologjisë janë regjistruar 320 pacientë me kancer të llojeve të ndryshme. Dominon prapë si vitin e kaluar kanceri i gjirit dhe këtu shënojmë një numër më të madh se viteve paraprake, dhe njëjtë te meshkujt dominon kanceri i mushkërive, kurse menjëherë pas këtyre dy grupeve janë tumoret e zorrës së trashë dhe tumoret malinjë të organeve gjenitale të femrave”.

    Për drejtorin e Onkologjisë, shqetësues mbetet fakti që mbi 50 për qind e rasteve me kancer që lajmërohen në klinikë për herë të parë, janë në stade të avancuara të sëmundjes.

    “Me thënë të drejtën, pasi që sot me kancer të gjirit ne i identifikojmë dhe i kemi identifikuar vitin 2023 rreth 50 për qind të rasteve në stadin e parë dhe të dytë, dhe kjo falë një përkushtimi të madh edhe të stafit të Onkologjisë por edhe të shoqatave joqeveritare që merren me preventim dhe ngritjen e vetëdijes e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit të cilët kanë sensibilizuar në masë të madhe femrat në Kosovë dhe kanë sensibilizuar në bërjen e mamografive dhe ,ultrazërit sidomos te femrat pas moshës 40 vjeçare, por kjo nuk mjafton, duhet të bëhet edhe më shumë dhe shpresojmë se këtë vit ose vitin tjetër nëse fillohet me programet nacionale të skeningut, ne mund të i gjejmë sëmundjet e gjirit dhe sëmundjet e tjera të cilat do të jenë në skrining stade shumë më të hershme kur mjekimi do të jetë shumë i mirë”, deklaroi Kurtishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark