×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbi 4 mijë konvertime të targave ilegale

    Insajderi
    06 December 2023 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë mbetur edhe 10 ditë që nga përfundimi i aftit shtesë për konvertimin e targave ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

    Serbët lokal në veriun e vendit kanë shtuar interesimin për regjistrimin e automjeteve të tyre. Deri më tani afër 5 mijë qytetarë serbë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qeverisë së Kosovës.

    Ka mbi një muaj që një pamje e tillë, po shihet tek qendra për kontrollim teknik të automjeteve.

    Këta të fundit iu përgjigjën në mënyrë masive thirrjes për konvertimin e targave ilegale KM në RKS.

    “Tash i kemi mbi 3 mijë e 200 automjete që janë regjistruar (në RKS) dhe 800 me herët, pra numri ka shkuar në mbi 4 mijë, ne konsiderojmë që 15 ditori do të jetë afat i mjaftueshëm që gjithë ata që e kanë shanse që t’i regjistrojnë veturat e tyre nga targat ilegale në ato të Kosovës, do ta kenë këtë shanse”, tha zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani.

    Elshani shtoi se afati shtesë prej 15 ditësh është i mjaftueshëm për këtë proces.

    “Është duke vazhduar me një tempo më të ulët tash, për arsye se jemi në afatin shtesë prej 15 ditësh, sidoqoftë ky afat shtesë është më shumë për ata që nuk kanë pasur mundësi t’i regjistrojnë deri tani për ndonjë problem teknik apo diçka të tillë”, u shpreh Elshani.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka shtyrë afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me targa ilegale deri me 15 dhjetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark