Teksa po numërohen 91,55 për qind të votave, presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, po prin ndaj kundër-kandidatit të tij për president, Kemal Kiliçdaroglu dhe po i afrohet fitores.
Erdogan deri më tani ka të grumbulluara 52,61 për qind të votave apo 25,138,321 sosh. Ndërkaq, Kiliçdaroglu ka 47,39 për qind të votave apo 22,641,183 sosh.
Erdogan ka ushtruar rolin e presidentit tash e nëntë vite. /Insajderi.org/