×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mbi gjysmë milioni euro të shpërlara e shmangie tatimi” – Si e dëmtoi buxhetin e shtetit sipas prokurorisë, Istref Veliqi

    Insajderi
    09 October 2022 - 21:56

    Prokuroria Speciale në vitin 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj 29 personave, në mesin e tyre edhe ndaj Istref Veliqit njëherit kryetar i Shoqatës për Lojërat e Fatit. Ai akuzohet për veprat penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim të mallrave, shmangie nga tatimi e shpërlarje parash, shkruan Gazeta Insajderi.

    Emri i Veliqit si pronar i “Game Plus” përmendet edhe në aktakuzën e ngritur në vitin 2021, e ku të dyshuar ishin edhe 12 persona tjerë.

    Bazuar në dosjen e Prokurorisë, të cilën ka arritur t’a sigurojë InDoks, dyshohet se nga viti 2013 deri në vitin 2019 përmes biznesit të tij ka organizuar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

    Një pikë tjetër, flet për veprën penale “kontrabandim i mallrave”. Prokuroria potencon se ai me vetëdije dhe me dashje ka kryer këtë vepër duke importuar automate apo programe kompjuterike nga vende të ndryshme në Kosovë.

    Nga shmangia e tatimit, gjithmonë sipas prokurorisë Veliq përmes bizneseve të tij ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej gjysmë milioni euro apo 475.747. 79 euro.

    Ai po ashtu dyshohet se ka arritur të shpërlajë mbi gjysmë milioni euro apo 698.280.00 euro.

    Ndërkohë në dosjen e parë të dorëzuar nga prokuroria pranë gjykatës, emri i Istref Veliqit përmendet përkrah Sabri Brahimit.

    Sipas kësaj dosje pronari i “Game Plus”, Istref Veliqi dhe pronari i “TotoSport365”, Sabri Brahimi lokalet e të cilëve ndodhën në Istog në bashkëkryerje kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit. Ata ju kanë mundësuar pjesëmarrëseve të ndryshëm përdorimin e 7 automateve për të zhvilluar lojëra të fatit. “Kajot , Racing Dogs, Keno “, ishin disa prej llojeve të automateve.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Dosja e bixhozit

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark