×
Show

Mbipesha ka efekte negative edhe në memorie

Insajderi
28 March 2016 - 13:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të rinjtë me mbipeshë kanë më shumë probleme me kujtesën se sa bashkëmoshatarët e tyre në moshë normale, thotë një studim i ri.

Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit shkruajnë në revistën e psikologjisë The Quarterly Journal of Experimental Psychology, se nga studimi i tyre rezulton se me rritjen e indeksit të mbipeshës shtohen edhe problemet e kujtesës.

Studiuesit pohojnë se grupi i personave të analizuar ishte i vogël në numër, por megjithatë përfundimet e studimit përputhen me rezultate nga studime të ngjashme mbi ndikimin që ka pasha trupore tek aktiviteti mendor si marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe emocionet.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 35% e amerikanëve janë obezë, ndërsa 2/3 e amerikanëve janë obezë ose mbipeshë. Pritet që këto shifra të rriten.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark