Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se kryeministri Isa Mustafa në orën 19:00 do të merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë njoftim nuk është bërë e ditur agjenda e kësaj mbledhjeje urgjente, por mediat raportojnë se temë e mbledhjes do të jetë çështja e demarkacionit me Malin e Zi.