×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mblidhen naftëtarët në Prishtinë

    Insajderi
    19 December 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur takimin e radhës, aty i pranishëm ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

    Kryetari i Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bejrani, tha se miratimi i Ligjit për naftën tregon për punë që ata kanë bërë.

    “Ligji i naftës e ka treguar punën tonë se çka kemi bërë, dua ta falënderojë kryeministrin për punën që është duke e bërë, do të kërkojmë nga kjo Qeveri kyçje në rrugë e cila nuk është bërë ende”.

    Përderisa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka lavdëruar punën e naftëtarëve, për çka edhe u garantoni mbështetje.

    “Si OEK jemi munduar gjithmonë më iu dal në krahë, kemi qenë pjesë e sfidave tuaja, kërkesa jonë gjithmonë ka qenë para se të merret një vendim të diskutojnë me shoqatën.Biznesi është për t’i impelmentuar vendimet po jo pa shoqatën, unë iu urojë që edhe vitin e ardhshëm ta bëni punën që keni bërë, dhe OEK do të jetë gjithmonë përkrahës”, u tha ay.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark