×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mblidhen yjet e gjeneratës së artë të PDK’së, “ekzekutojnë” një sasi të madhe të mishit

    Insajderi
    09 January 2023 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo sofër e rrumbullakët ka bërë bashkë ish drejtuesit kyç të Partisë Demokratike të Kosovës. Nën freskimin e alkoolit dhe mishit, ish drejtues të lartë të PDK’së janë bërë bashkë. Në këtë takim po marrin pjesë figura kyqe të PDK’së si ish kryetari i Malishevës Fatmir Limaj, ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ish anëtari i PDK’së Adem Grabovci, Jetullah Heci, Ramë e Shukri Buja, Isni Kilaj, Haki Drenica, Sahit Jashari, Zafir Berisha, dhe ish ushtarak tjerë të lartë të UÇK-së.

    Sami Lushtaku ka publikuar fotografi nga ky takim. Aty shihet sofra e shtruar me pije e mish.

    Lushtaku thotë se Kleqka është vendi kryesor i bashkimit për liri.

    Toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë. Në vendin tonë janë disa vende që në kohërat më të vështira kanë ditur që të bëjnë bashkë njerëz që shkruar epoka. Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri. Edhe sot, prej këtu, të bashkuar themi që LIRIA KA EMËR, UÇK“, shkruan Sami Lushtaku.

    Ndër të tjera kjo ndejë është organizuar në solidarizim me ish krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

    Në fjalën e tyre, Limaj, Grabovci, Buja e Lushtaku kërkuan bashkim në mbrojtje të vlerave të luftës.

    Kujtojmë së kohëve të fundit janë shpeshtuar më të madhe takimet e kreut të Nismës më zyrtarë të PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark