×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet kryesia e Kuvendit

    Insajderi
    04 March 2016 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje sot me kryetarët e grupeve parlamentare. Mbledhja mbahet prej orës 11:00. Në takim do të shqyrtohen 18 pika.

    Opozita vazhdon të insistojë se nuk do të lejojë punën e Kuvendit të Kosovës. Kryesia do të shqyrtojë pikat për seancën e ardhshme të Kuvendit:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;
    2. Koha për pyetje parlamentare;
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gazin Natyror;
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë;
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Elektrike;
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë;
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Kosovë;
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Falimentimin;
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit rrugor;
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare;
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mjekësinë ligjore;
    13. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit;
    14. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin;
    15. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës;
    16. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media;
    17. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së, për emërimin e anëtarëve në komisionet Parlamentare;
    18. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark