×
  • Lajme
  • Analiza

    “Mbrëmë ai ka ardhë në Kosovë”, si e përgënjeshtroi Akilin avokati i tij

    Insajderi
    14 April 2024 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudisti Akil Gjakova po kërkohet për arrestim nga Policia e Kosovës, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Pejë. Kjo, si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mbrëmë Gjakova u shfajësua duke thënë se ai s’është i dhunshëm dhe do të përballet me drejtësinë, teksa shtoi se s’ndodhet në Kosovë. Mirëpo, avokati i tij, Gëzim Baloku, në një prononcim për Insajderin, e tha të kundërtën. Ai dje për Insajderin tha se Akili kishte ardhë në Kosovë të premten mbrëma.

    Avokati i Gjakovës në një prononcim për Insajderin ka mohuar të gjitha pretendimet për dhunë ndaj bashkëshortës nga ana e xhudistit.

    Ai në prononcim po ashtu përmendi se xhudisti Gjakova kishte ardhë “mbrëmë”, duke aluduar për mbrëmjen e së premtes.

    “Po hini aty, e pe dini ju që Akili ka bë dhunë, e Akili prom ka ardhë”, ka deklaruar ai ndër të tjera.

    “Akili nuk ka banesë, është shtëpia e babait të Akilit. Kjo nuk del prej shtëpisë së vjehrrit, ia uzurpuar shtëpinë njerëzve. Ajo është duke i ba zullum “, tha ai për Insajderin.

    Në anën tjetër, Gjakova në një prononcim për Sinjalin të shtunën mbrëma, ndryshe nga avokati i tij, tha se ndodhet jashtë Kosovës.

    “Gjithsesi, meqë kam qëlluar jashtë Kosovës dhe për momentin e kam të pamundur të kthehem, siguroj secilin se nuk i shmangem drejtësisë, nuk jam person i dhunshëm e nuk kam shkaktuar dhunë, nuk kam asnjë lidhje me lëndimet e publikuara në fotot që qarkullojnë në media dhe kjo do të provohet së shpejti“, tha ai.

    “Me t’u kthyer në Kosovë unë do të paraqitem në polici dhe do t’i kontribuoj ndriçimit të plotë të fakteve që ata apo kushdo institucion ka interesim”, shtoi tutje ai.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht për këtë rast. Raportimet mund t’i gjeni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark