×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Blasta mollë sherri për prishjen e shoqërisë mes Mbresës dhe Melisës, ia vë ‘kapakun’ me foton e fundit

    Insajderi
    27 March 2023 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje kanë qarkulluar lajme se mes dy ish-banoreve të “BBVK” është prishur miqësia.

    Pavarësisht fjalëve të mëdha për shoqërinë e tyre, raporti mes vajzave nuk kaloi as testin e parë të botës jashtë.

    Melisa ishte e para që e hoqi Mbresën gjatë javës nga Instagrami, teksa pastaj njëjtë veproi edhe Mbresa.

    Në këtë ‘rrugë’, Melisa po ashtu hoqi nga rrjetet Blastën, me të cilin pati shkëndijë dashurie përgjatë qëndrimit në shtëpi dhe pak pas daljes.

    E ky i fundit ka bërë një reagim që duket se flet shumë.

    Mbrëmë vonë, Blasta ka ndarë lajmin me ndjekësit duke kërkuar ‘falje’.

    Çfarë ka dashur të thotë ai?

    Mesa duket, gjithmonë sipas versionit të Blastës, ai është shkaktari i prishjes së raporteve mes vajzave.

    As Melisa e as Mbresa nuk kanë komentuar mbi zhvillimin duke preferuar që ta kalojnë pa i dhënë më tej vëmendje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark