×
  • Showbiz
  • Show

    Mbresa tregon për herë të parë arsyen e prishjes së shoqërisë me Melisën

    Insajderi
    03 April 2023 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqëria e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother mes Mbresës dhe Melisës ka marrë fund me të përfunduar gara.

    U përfol se “molla e sherrit” midis Mbresës dhe Melisës, ishte një djalë, ish-banori i “BBVK” Blasta.

    Mbresa dhe Melisa

    Ky i fundit pretendoi se ka qenë i lidhur me të dyja vajzat, teksa nuk e përjashtoi mundësinë se kjo gjë mund të kishte sjellë një prishje të miqësisë së tyre.

    Mbresa dhe Melisa

    Në lidhje me këtë deklaratë ka folur së fundmi Mbresa në ’25 pyetje’ për “Prive”, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

    “Me Melisën kemi pasur raport shumë të mirë sa kemi qenë brenda në shtëpi. Pastaj kur kam dalë e patëm lënë që të takohemi. Më ka shkruar edhe lamë të takoheshim, por nuk munda atë ditë sepse kisha për t’i takuar familjarët. Pas tre-katër ditësh e pashë që ma bëri “unfollow”, ia bëra edhe unë. Kaq”, tha ajo.

    “E di që ka persona që bëjnë tentativa për të nxjerrë reklamë për veten, por nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë. Nuk ia vlen as të flasim”, përfundoi Hajrullahu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark