Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, mbush sot 90 vjet.
Pallati Mbretëror ka publikuar një fotografi të Mbretëreshës të rrethuar me stërnipër dhe stërmbesa.
Elizabeth ka sunduar Britaninë për afro 65 vjet, duke u bërë mbretëresha me kohën më të gjatë në fron.
“Mbretëresha ka qenë e palëkundur dhe një gur i forcës për kombin tonë”, ka thënë kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Festime për ditëlindjen e Mbretëreshës do të ketë sot gjatë gjithë ditës.
Ditëlindja e saj zyrtare, ndërkaq, do të shënohet në muajin qershor, kur familja mbretërore planifikon të ftojë rreth 10,000 veta.
Elizabeth ka marrë fronin në moshën 25-vjeçare.
Në linjë për fron tani janë princi Charles, princi William, princi George dhe princesha Charlotte, e cila ka lindur në muajin maj të vitit të kaluar.