×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me armë

    Insajderi
    11 May 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, që presidenti Volodymyr Zelensky i kërkoi për luftën kundër forcave ruse.

    Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace njoftoi se vendi i tij ka zgjedhur të dërgojë raketa Storm Shadoë, duke u bërë vendi i parë që pritet t’i sigurojë armë me rreze më të gjatë.

    “Siç e kam thënë shumë herë në të kaluarën, ne kemi parë se çfarë mund të bëjnë ukrainasit kur kanë aftësitë e duhura. Ditët e fundit janë rrëzuar 30 drone Shahed. Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se 23 nga 25 raketa lundrimi të lëshuara nga deti dhe toka janë rrëzuar. këto sisteme armësh i japin Ukrainës mundësinë më të mirë për t’u mbrojtur kundër brutalitetit të vazhdueshëm të Rusisë”.

    Përdorimi i Storm Shadow do t’i lejojë Ukrainës të shtyjë forcat ruse të vendosura brenda territorit sovran të Ukrainës. Të rreshtuar dhe të bashkuar me komunitetin ndërkombëtar, ne po i ndihmojnë ukrainasit të mbrojnë atdheun. Më e rëndësishmja, ajo i përgjigjet veprimeve të vetë Rusisë”, tha Ben Wallace, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark