×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Mbreti i budallallëkut”, ish-numri një i tenisit kështu e përshkruan Djokovicin e pa vaksinuar

    Insajderi
    12 April 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-numri 1 i botës, Marcelo Rios e ka etiketuar Novak Djokovic si ‘mbretin e budallallëkut për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinimit për COVID-19.

    Tenisti serb dështoi të merrte pjesë Australian Open në janar pasi qeveria ia hoqi vizën për herë të dytë për shkak të statusit të tij të vaksinimit dhe e përjashtoi nga vendi i tyre.

    Sa i përket këtij viti, Djokovic u paraqit vetëm në një turne – pasi kishte luajtur vetëm tre ndeshje në një event në Dubai në shkurt.

    Mungesa e serbit nuk u ndej fare në Australian Open, pasi edhe ashtu Rafael Nadal ishte ylli i turneut – i cili fitoi titullin e tij të 21-të Grand Slamit në Melbourne Park.

    Rios, i cili ishte nënkampion i Australian Open në vitin 2008, është i shqetësuar se persona si Gjokoviç mund të shfaqin edhe te personat e tjera veprimet e idiotësisë.

    Duke folur për gazetën La Tercera , Rios tha: “Është marrëzi, ai do të heqë dorë nga gara dhe nuk do të jetë më i miri në histori për shkak të vaksinimit që është i realizuar nga të gjithë”.

    Ish-numri 1 i Botës vazhdoi duke thënë: “Unë mendova të njëjtën gjë (fillimisht), por më pas nisa të udhëtoj dhe e kuptova se përse duhej ta merrja atë”, transmeton telegrafi.

    “Nuk e di cila është arsyeja, por nëse po përpiqesh të jesh më i miri në histori dhe do të heqësh dorë nga gara për disa vaksina, duhet të jesh mbreti i budallallëkut. Besoj se në fillim ishte nga frika, por tani po tregohet shumë arrogant”, ka shtuar më tej ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark