×
  • Showbiz
  • Show

    Mbreti Karl III i rikthehet detyrave publike pas diagnostikimit me kancer

    Insajderi
    30 April 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbreti Karl III i është rikthyer detyrave publike pas një periudhe të trajtimit dhe rikuperimit nga kanceri.

    Pallati mbretëror njoftoi se monarku 75-vjeçar bashkë me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, vizituan një qendër të trajtimit të kancerit, ku u takuan me specialist mjekësorë dhe pacientë.

    Ky është angazhimi i parë i Mbretit Karl III, teksa pallati mbretëror ka njoftuar se për vizitë zyrtare në qershor do të jetë perandori japonez Naruhito dhe perandoresha Masako.

    Pallati shpreson se vizita e Mbretit do të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, si dhe trajtimet dhe kërkimet e reja inovative që po kryhen në spital, i cili mbështetet nga Cancer Research UK.

    Mbreti njoftoi se kishte kancer në fillim të shkurtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark