Ylli prizrenas i Mallorcas, Vedat Muriqi sot feston 28-vjetorin e lindjes.
Urimet në drejtim të tij kanë qenë të shumta. Një të tillë ia ka bërë edhe UEFA, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Lëvizjet e ekipit dhe finalizimi. Gëzuar ditëlindjen Vedat Muriqi”, shkruan UEFA, bashkëngjitur videos.
Muriqi po kalon një edicion fantastik tek skuadra e Mallorcas, pas kalimit nga Lazio si i huazuar. Deri tash Muriqi ka pesë gola në La Liga me fanellën e Mallorcas, ndërsa ka shtuar edhe një asistim.
/Insajderi.org