Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Insporti.com.
Në ndeshjen Ballkani – Ulpiana, suharekasit janë në epërsi 2:0 pas pjesës së parë.
Edvin Kuq (’41) dhe Blend Baftiu (’45) realizuan për epërsinë e vendasve.
Kurse, në anën tjetër, Llapi po fiton 4:0 ndaj Feronikelit me golat e Firminos (‘6), Maliqit (’10), Amadus (’34) dhe Bianor (’42).
Ndërsa, sfida mes Malishevës dhe Dritës po luhet baras pa gola pas pjesës së parë.
Këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 21-të në elitën e futbollit të Kosovës. /Insporti.com/