×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbyllen dyert për publikun në seancën ku po gjykohet Rozeta Hajdari për aksidentimin e një të miture

    Insajderi
    09 October 2023 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca në të cilën po gjykohet ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, për aksidentimin e së miturës I.B.

    Gjykatësi, Shaqir Mazreku, ka marrë vendim që seanca ndaj ministres Hajdari të mbahet e mbyllur. E gjithë kjo pas kërkesës së avokatit të palës së akuzuar që seanca të mbyllet për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

    “Kërkoj nga Gjykata që kjo seancë të mbahet e mbyllur për shkak se seanca kemi të bëjmë me rastin e aksidentit me të mitur, për shkak të mbrojtjes së të miturës në këtë rast, kërkoj nga Gjykata të marrë aktvendim dhe seanca të mbahet e mbyllur”, kërkoi avokati.

    Ndërsa avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, e kundërshtoi këtë, teksa kërkoi nga gjyqtari që të marrë vendim nga portalet që ta largojnë videon e aksidentit.

    “Ne konsiderojmë që marrë parasysh që kjo lëndë ishte zvarritur nëntë muaj për nxjerrjen e superekspertizës, kërkesa për mbyllje të seancës nuk është e bazuar dhe kërkojmë që kur të administrohet si provë audioincizimi sepse vetëm në atë pjesë shihet e mitura dhe krahas kësaj kërkojmë nga gjykata që të nxjerrë vendim që në raport me ligjin për mbrojtjen e fëmijëve neni 5 dhe ligji për mbrojtjen e të dhënave personale të merr vendim në ndalimin e publikimit të videos dhe detyrimin e tërheqjes nga portalet dhe personat fizik që kanë bërë publikimin e saj pa autorizim dhe si rrjedhojë është cenuar privatësia”, tha avokati i palës së dëmtuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark